Video: Shkumbini rikthehet në të parën, mbrojtësi bën goleadorin

30 Maj 2019
16:48
Eraldo Harlicaj
back button

Shkumbini rikthehet në Kategorinë e Parë duke marrë vendin e lënë bosh nga Kamza. Ekipi peqinas fitoi 1-0 kundër Luzit 2008. 

Mjaftoi goli i mbrojtësit Klemend Xhyrës për të përcaktuar rikthimin e Shkumbinit në Kategorinë e Parë. 35-vjeçari arriti të shënonte golin e vetëm në stadiumin "Loni Papuçiu", të Fierit.  

Takimi pati shumë rivalitet dhe të dy skuadrat shfaqën dëshirë dhe shpirt të lartë gare. Në minutën e 33' u shënua dhe goli i vetëm. Shkumbini ruajti avantazhin deri në fund, ndërsa humbi dhe një penallti në minutat e fundit të takimit. 

Lajme të tjera

Lajmet e fundit