Video: Shqipëri-Itali, ndeshja e solidaritetit zhbllokohet me një super gol

10 Janar 2020
18:33
Denis Hakanaj
back button

“Luajmë dhe rindërtojmë së bashku”, evenimenti i organizuar nga sindikata e futbollistëve për t’i shkuar në ndihmë të prekurve nga tërmeti i 26 nëntorit, ka nisur me ndeshjen Shqipëri-Itali.

Legjendat e kuqezinjve janë ndëshkuar nga yjet e së kaluarës të Italisë. Ka qenë Mauro Esposito ai që ka mposhtur Foto Strakoshën me një goditje të bukur.

Një gol me shije të hidhur për italianin, i cili ka qenë i detyruar të largohet nga fusha për shkak se ka pësuar një tërheqje muskulore.

Lajme të tjera

Lajmet e fundit