Video skandaloze, lojtarët e Arsenalit drogohen para fillimit të sezonit

7 Dhjetor 2018
11:07
back button

Një festë mes shokësh, pak ditë para fillimit të sezonit, por me drogë brenda: ‘The Sun’ ka publikuar në numrin e sotëm pamjet skandaloze të 6 futbollistëve të Arsenalit, të cilët konsumonin drogën ‘hippy crack’, një substancë që në Angli është e ligjshme dhe thithet nëpërmjet tullumbaceve.

Alexandre Lacazette, Matteo Guendouzi, Sead Kolasinac, Mesut Özil, Shkodran Mustafi e Pierre-Emerick Aubameyang janë lojtarët që shfaqen në fotot dhe videon e siguruar nga ‘The Sun’.

Një dëshmitar thotë për të përditshmen angleze: "Kishin marrë me vete kuti të tëra me ‘hippy crack’, ishte një çmenduri. Ishin rreth 70 vajza dhe shampanja e vodka vërshonin lumë".

"Ozil dukej tapë, nuk qëndronte dot në këmbë dhe një moment u duk sikur humbi ndjenjat dhe iu desh të ulej. Një lojtar i ri u nxit nga të tjerët të provonte drogën dhe ai u bë edhe më keq".

Mbrëmja në fjalë ka ndodhur në një lokal të njohur në Londër ('Tape club') dhe kushtoi rreth 30 mijë sterlina.

Arsenali e nisi sezonin me 2 humbje, ndaj Manchester City-t dhe Chelsea-t, por që atëherë nuk ka humbur më asnjë takim.

Një zëdhënës i Arsenalit tha për 'The Sun': "Do të flasim me lojtarët për këtë histori dhe do t'u kujtojmë përgjegjësitë e tyre si përfaqësues të klubit".

Telesport është krenar që bashkëpunon me Krowd9, një aplikacion fantastik i futbollit për shqiptarët! Shkarkojeni > bit.ly/krowd9 për video me përmbledhje ndeshjesh, njoftime të menjëhershme për golat dhe të gjitha lajmet e Telesport! Krowd9 është i përdorshëm në shqip, italisht dhe anglisht.

Lajme të tjera

Lajmet e fundit