Video: Son fenomenal me 4 gola, Tottenham “shuplakë” Southamptonit

20 Shtator 2020
14:53
Eraldo Harlicaj
back button

Tottenhami fitoi me rezultatin 5-2 kundër Southamptonit në transfertë. Ekipi i trajnerit Jose Mourinho pati një ndeshje me dy fytyra, por iu fal formës fantastike të Son dhe Harry Kane. Koreano-jugori shënoi 4 gola falë asisteve të anglezit, ndërsa ky i fundit shënoi golin e kapitullimit për Southampton.

Takimi nuk nisi mirë për “Spursat” që u ndëshkuan nga Ings në minutën e 32′. Ky i fundit realizoi mjaft bukur duke mposhtur Lloris me një goditje të fortë. Miqtë barazuan me Son në të 45’+1′ pas një pasimi të mirë të Kane për 1-1.

Pjesa e dytë nisi menjëherë me gol, pasi koreano-jugori nuk gaboi për 1-2 pas pasimit të Kane. E njëjta melodi u dëgjua dhe në minutat e 64′ dhe 73′ me Kane që pasonte mjaft mirë për Son. Sulmuesi aziatik nuk gaboi asgjë duke luajtur ndeshjen më të mirë të karrierës.

Tottenhami shënoi dhe golin e 1-5 me anë të sulmuesit Kane, ndërsa vendasit ngushtuan diferencën me penalltinë e Ings për 2-5. Fitorja e parë e Tottenham këtë sezon pas humbjes me Evertonin një javë më parë.

 

Lajme të tjera

Lajmet e fundit