Video: Southampton ngec ndaj Wolves, Theo Walcott vjedh skenën

23 Nëntor 2020
23:00
Eraldo Harlicaj
back button

Southampton nuk shkoi më shumë se një barazim në një fushë të vështirë ndaj Wolves. 90 minutat e ndeshjes u mbyllën me rezultatin 1-1, por sfida ishte e fortë dhe të dy skuadrat u munduan të dilnin me 3 pikët nga fusha.

Pjesa e parë u mbyll me rezultatin 0-0, ndërsa të dy golat e sfidës u realizuan në 45 minutat e dyta. Sulmuesi i rikthyer te Southampton, Theo Walcott gjeti rrjetën në minutën e 58′. Një rikthim me gol për lojtarin e huazuar nga skuadra e Evertonit.

Ndeshja u barazua në minutën e 75′. Neto arriti të dërgojë topin në rrjetë për 1-1. Një rezultat që nuk ndryshoi deri në fund të sfidës. Të dy ekipet dolën nga fusha me 1 pikë.

Rastet dhe golat e ndeshjes

Lajme të tjera

Lajmet e fundit