VIDEO: Spektakël në Izrael, rrëshqitje komike te penalltia dhe gol i anuluar me VAR!

24 Prill 2019
11:55
back button

Kampionët e rinj të Izraelit, Maccabi Tel Aviv, luanin këtë të martë një ndeshje kampionati në fushën e Bnei Yehuda dhe fituan 2-0.

Kur rezultati ishte 1-0 ndodhi diçka e pabesueshme: një penallti për Maccabi-n, sulmuesi Omer Atzili te pika e bardhë, vrap dhe… rrëshqitje komike!

Topi i prekur prej sulmuesit shkoi te një futbollist tjetër, i cili shënoi, por më pas ndërhyri VAR (po, në Izrael ka VAR!).

Pas konsultimit, arbitri vendosi ta anulonte golin, për shkak se Atzili në momentin e rrëshqitjes e preku topin me të dyja këmbët dhe kjo gjë konsiderohet shkelje, ndaj akordohet faull për ekipin kundërshtar!

Lajme të tjera

Lajmet e fundit