Video: Start përfekt nga Bottas, Hamilton e nis fort që në xhirot e para

5 Korrik 2020
15:29
Eraldo Harlicaj
back button

Formula 1 ka nisur me garën e parë që po zhvillohet në Austri. Valteri Bottas e nisi në mënyrë përfekte garën duke mbajtur presionin e ndjekësve dhe ia doli të ruante vendin e parë.

Hamillton nga krahu tjetër nuk arriti të fitonte ndonjë pozicion në start, pasi e nisi nga vendi i pestë pas penalizimit që mori, por momentalisht ndodhet në vendin e tretë sepse ia doli të parakalojë Albon dhe Norris.

Ferrari mbetet shumë mbrapa me Leclerc që mbetet në vendin e shtatë, ndërsa Vetel ka fituar vetëm 1 pozicion, momentalisht ndodhet në vendin e 10.

Lajme të tjera

Lajmet e fundit