Video: “Sulltan” Muriqi çmend Turqinë, dopietë dhe 3 pikë

10 Mars 2019
15:56
Eraldo Harlicaj
back button

Vedat Muriqi është njeriu i momentit në Turqi! Sulmuesi kosovar ishte protagonist kryesor i fitores së Rizesporit me rezultatin 3-0 ndaj Kayserispor. Një fitore e rëndësishme për ekipin e sulmuesit të përfaqësueses së Kosovës, pasi i shkëputet më shumë zonës së ftohtë dhe e vazhdon e qetë kampionatin. 

Takimi u hap nga Muriqi në minutën e 22- të ndeshjes. Gjuajtje nga jashtë zone, portieri nuk e kontrollon duke e lënë topin në zonë dhe sulmuesi i gjendur në vendin dhe kohën e duhur e pushon në rrjetë. 

Rrjeta e dytë vjen në pjesën e dytë, aty ku ekipi vendas fiton një penallti. Muriqi merr përsipër ekzekutimin e saj dhe vulos fitoren e skuadrës së tij në 3-0. Me dy golat e sotëm, shqiptari arrin në kuotën e 8 golave në kampionat. Ai ndodhet në listën e golashënuesve më të mirë në kampionatin turk. Muriqi ka luajtur me Rizesporin në ligën e dytë turke, ndërsa po bën mjaft mirë dhe në Superiore. 

Lajme të tjera

Lajmet e fundit