Video: Super Bayern, Lewa dhe Davies fundosin Dusseldorf

30 Maj 2020
19:50
Denis Hakanaj

Bayern Munich e ka nisur pjesën e dytë kundër Dusseldorf ashtu siç e ka mbyllur të parën.

Bavarezët kanë çuar shifrat në 5-0 falë dy golave të realizuar në harkun e dy minutave nga Lewandowski dhe Davies.

Polaku ka përfituar nga një ngatërresë e mbrojtjes mike dhe ka dërguar topin në rrjetë me lehtësi në minutën e 50-të.

Dy minuta më vonë ka qenë radha e kanadezit të përfitojë nga mbrojtja mike, duke e çarë këtë  të fundit pa asnjë problem para se  të shënonte.

Lajme të tjera

Lajmet e fundit