Video: Super Giroud, Chelsea shkatërron Dinamon në pjesën e parë

14 Mars 2019
19:52
Denis Hakanaj
back button

Chelsea e ka mbyllur 3-0 në avantazh pjesën e parë të ndeshjes së kthimit të 1/8-ave të Euiropa League që po luan në fushën e Dinamos së Kievit, që është mundur 3-0 në takimin e parë të luajtur në Londër. 

Protagonisit i 45 minutave të para ka qenë Olivier Giroud, i cili ka shënuar golin e parë në minutën e 5-të dhe të dytinë në minutën e 33-të.  

Francezi, bashkë me Dabbur të Salzburg-ut, është golashënuesi më i mirë i Europa League deri tani në këtë sezon me tetë realizime.

Goli i tretë i londinezëve është realizuar nga Marcos Alonso në fundin e pjesës së parë. 

Lajme të tjera

Lajmet e fundit