VIDEO: Talenti që Reali ia “vodhi” Barcelonës magjeps edhe ndaj Ekuadorit!

25 Qershor 2019
11:10
back button

Takefusa Kubo, një emër që vetëm këtë verë e fiksuam, por do ta dëgjojmë shpesh në të ardhmen, duke parë si luan.

Është vetëm 18 vjeç, por japonezi i vogël po krahasohet me të drejtë me Lionel Messin, sepse lëvizjet dhe pasimet i ka fenomenale. Deri në 2015 ishte pjesë e akademisë së Barcelonës, por FIFA e dënoi Barcelonën për shkelje të rregullores në lidhje me regjistrimin e të rinjve, ndaj Kubo shkoi në Japoni, ku luajti deri para pak javësh, duke mahnitur me Yokohama e FC Tokyo. Sapo të mbushte 18 vjeç, Kubo duhej të kthehej te Barcelona, por aty diçka ngeci.

Reali i Madridit përfitoi nga hezitimi i Barcelonës dhe me një operacion të denjë për filmat e James Bond e bëri të vetin këtë verë, duke firmosur me shpejtësinë e erës, ndërsa nuk dihet sa shpenzoi realisht.

Në ndeshjen e fundit të Japonisë në Copa America, kundër Ekuadorit, Kubo mahniti: 4 driblime të suksesshme nga 6 të tentuara, 32 pasime (78% të sakta), 3 faulle të fituar, 7 shanse të krijuar, 2 raste për gol të krijuar. Shihni videon!

Lajme të tjera

Lajmet e fundit