VIDEO: Teknikë dhe vertikalizime, debutimi dhe sinqeriteti i talentit Kubo

21 Korrik 2019
10:38
back button

Takefusa Kubo zbriti në fushë në minutën 50’ në sfidën ndaj Bayern Munich, duke luajtur për 40 minuta në debutimin e tij me Real Madridin.

Talenti 18-vjeçar provoi të bënte gjithçka në këtë ndeshje të humbur nga “Los Blancos”. U dallua për pasimet e tij të shpejta, kontrollin e topi dhe teknikën me topin ndër këmbë. Tentoi disa herë vertikalizime dhe në një rast e realizoi perfekt, por Rodrygo nuk arriti të finalizojë.

Në fund të ndeshjes, Kubo u ndal të flasë për mediet kur foli hapur dhe u tregua i sinqertë, duke theksuar nuk i pëlqen të jetë e gjithë vëmendja e përqendruar tek ai, sepse dëshiron të punojë dhe të rritet pa bërë shumë bujë, për shkak të moshës së re.
 “Jam shumë i lumtur për debutimin tim me Real Madridin, edhe pse humbën, gjë që nuk më pëlqen shumë. Ideja ime është që gjithmonë të ndihmoj ekipin sa më shumë të mundem, e di çfarë ndodh në vendin tim. Njerëzit janë pak… E kanë të gjithë vëmendjen tek unë dhe kjo nuk më pëlqen shumë. Mua më pëlqen të mendoj në qetësi”, tha mesfushori japonez.

Lajme të tjera

Lajmet e fundit