Video: Teuta i falet Kallakut, 3 pikë të arta ndaj Skënderbeut

6 Korrik 2020
22:41
Eraldo Harlicaj
back button

Teuta ka fituar me rezultatin 1-0 ndeshjen kundër Skënderbeut të luajtur në stadiumin “Niko Dovana”. Ekipi vendas mori 3 pikë të arta në luftën për Europë me një gol të shënuar nga Sherif Kallaku.

Pjesa e parë u mbyll me rezultatin 0-0. Të dy skuadrat u mbrojtën mirë dhe nuk kaluan në aventura. Pjesa e dytë nisi me një ritëm tjetër me bregdetarët që ishin më këmbëngulës. Goli që vendosi sfidën u shënua në minutën e 57′ pas një aksioni model të vendasve.

Kallaku nuk gaboi duke shënuar me një goditje të fortë dhe të saktë. Skënderbeu u mundua të reagonte, por nuk ia doli të barazojë shifrat. Teuta (53 pikë) kap vendin e tretë me këtë fitore duke parakaluar Laçin me një pikë më shumë.

Lajme të tjera

Lajmet e fundit