VIDEO: Totti “show”, i çmend të gjithë me golin e tij

18 Maj 2019
13:59
back button

Nuk është më një djalosh, nuk është më një futbollist, por klasi në këmbët e tij nuk zhduket. Francesco Totti është zhvendosur në Kuvajt, atje ku po merr pjesë në një turne të futbollit të sallës me 5 lojtarë.

Pak pasi kundërshtari e kaloi në stil biçikletë, Totti iu përgjigj me një gol po kaq të bukur. Mjaftoi një prekje me këmbën e djathtë të një topi që shkoi fluturimthi dhe e kaloi mbi kokën e portierit, duke e bërë të duket shumë e thjeshtë, por që për të realizuar diçka të tillë duhet shumë saktësi dhe teknikë, të cilat nuk i kanë munguar asnjëherë ish-kampionit të botës.

Lajme të tjera

Lajmet e fundit