VIDEO: Tre gola brenda 13 minutave, Chelsea i falet dyshes Abraham-Mount

6 Tetor 2019
15:36
back button

Chelsea e nis mjaft mirë transfertën ndaj Southamptonit, teksa i falet dyshes Abraham-Mount për avantazhin 1-2. Fillimisht ishte përbindëshi Abraham, i cili shënoi në minutën e 17-të pas një pasimi të Hudson-Odoi.

Të besuarit e Lampard nuk e ndalën ritmin dhe shënuan edhe golin e dytë tetë minuta më vonë me anë të Mason Mount. Ky i fundit shfrytëzoi në maksimum një asist të William dhe dyfishoi shifrat.

Gjithsesi, Southampton arriti të reagonte në minutën e 30-të me anë të Ings, duke rihapur sfidën.

Lajme të tjera

Lajmet e fundit