Video: Tre gola për 3 pikë, Man. City nuk fal Wolves

21 Shtator 2020
23:22
Eraldo Harlicaj
back button

Manchester City e ka nisur me këmbën e mbarë ndeshjen kundër Wolves me rezultatin 1-3. Djemtë e trajnerit Pep Guardiola e nisën mbarë duke fituar në një transfertë të vështirë si ajo e Wolvesit.

Takimi u zhbllokua nga sulmuesi Kevin De Bryne me anë të një penalltie. Belgu e fitoi vetë dhe e realizoi vetë për 0-1 deuke mposhtur Patricion. Pjesa e parë u mbyll me rezultatin 0-2, pasi ishte Foden që dyfishoi shifrat pas një pasimi të Sterling.

Vendasit u rikthyen në lojë në minutën e 78′ nga Jimenez. Sulmuesi ndëshkoi mjaft bukur Ederson me kokë. Goli i nokautit u shënua nga Gabriel Jesus në minutën e 90’+5′ për 0-3.

Lajme të tjera

Lajmet e fundit