Video: United pa frena, Pogba rikthehet te goli

9 Korrik 2020
23:28
Eraldo Harlicaj
back button

Manchester United ka fituar me rezultatin 0-3 në transfertë kundër Aston Villes. Një fitore që u jep shpresë të besuarve të Ole Gunnar Solskjaer të pretendojnë Champions Leaguen.

Takimi nisi mirë për “Djajtë e kuq” që gjetën rrugën e rrjetës me Bruno Fernandesin. Portugezi nuk gaboi nga pika e bardhë e 11 metrave. Ai i la stafetën Greenwood për të mbyllur pjesën e parë 0-2.

Talenti realizoi në të 45’+5′ me një goditje të fortë nga jashtëzone. Në pjesën e dytë kishte vend dhe për një gol të Pogba që gjuajti fort nga jashtëzone dhe gjeti rrjetën. Një fitore me shumë vlera.

Lajme të tjera

Lajmet e fundit