Video: United zhgënjen në Europa League, Martial e shpëton nga humbja

20 Shkurt 2020
21:03
Denis Hakanaj
back button

Manchester United ka marrë një barazim 1-1 në fushën e Club Brugge, në ndeshjen e vlefshme për 1/16-at e Europa League.

Skuadra e Solskjaer është befasuar në minutën e 15-të nga një gol i Dennis, i cili ka marrë një asist nga portieri Simon Mignolet.

Ish-gardiani i Liverpool-it është bërë portieri i parë që jep një asist në Europa League që nga Guilherme, i cili e ka bërë një gjë të tillë për Lokomotivën e Moskën kundër Sporting-ut në shtatorin e 2015-ës.

Djajtë e Kuq kanë arritur ta shmangin humbjen falë golit të shënuar nga Martial në minutën e 36-të dhe do të kërkojnë të sigurojnë kualifikimin në çerekfinale në ndeshjen e kthimit, që do të zhvillohet 27 shkurtin e ardhshëm në Old Trafford.

Lajme të tjera

Lajmet e fundit