VIDEO: “Urdhëroni kartonët” dhe “Faleminderit”, lamtumira e bukur e arbitrit francez

18 Maj 2019
10:26
back button

Të premten në mbrëmje u luajt java e fundit e kampionatit në Ligue 2, në Francë, dhe sfida Metz-Brest u drejtua nga Yohann Rouinsard, i cili drejtonte ndeshjen e fundit në karrierë, sepse në moshën 44-vjeccare ka vendosur të ndalet, duke qenë në kufirin e moshës për arbitrat.

Në një ndeshje pa nervozizëm, sepse të dyja skuadrat festonin ngjitjen në Ligue 1, Yohann Rouinsard kishte premtuar një surprizë të bukur në fundin e ndeshjes.

Pa përfunduar ndeshja, në shtesë, Rouinsard ndali sfidën, i thirri lojtarët në mesfushë dhe u dhuroi kartonët, mes duartrokitjeve.

Nuk mbaroi aty, sepse më pas arbitri përdori bombolën me spraj për të shkruar "Faleminderit" në fushë. Rouinsard ka drejtuar për 25 vite në Ligue 2 dhe 15 vite në Ligue 1, për më shumë se 600 ndeshje në total.

Lajme të tjera

Lajmet e fundit