Video: VAR fal sërish Juventusin, De Ligt shkaktoi penallti të pastër

2 Dhjetor 2019
10:15
Eraldo Harlicaj
back button

Juventusi u ndal në barazim 2-2 ndaj Sassuolos. Kampionët e Italisë humbën dhe vendin e parë kundër Interit në Seria A. Ekipi bardhezi mund të humbiste, por gjyqtari dhe VAR-i falën gjigantët e kampionatit. 

Skuadra favorite për fitimin e titullit u ndëshkua nga gabimi i Matthijs de Ligt dhe Buffonit në golin e dytë, ndërsa mbrojtësi holandez mund të ndëshkonte më keq ekipin e tij. 

20-vjeçari gaboi dhe në një ndërhyrje në zonë, pasi shkeli sulmuesin kundërshtar. Rasti ishte i qartë me holandezin që e goditi në kavilje, ndërsa gjyqtari dhe VAR nuk ndërhynë. Kaq mjaftoi për të plasur sërish polemikat në Serie A. 

Lajme të tjera

Lajmet e fundit