VIDEO | VAR nuk akordon një të kuq të bujshëm në San Siro! Taka ngritur poshtë gjurit

28 Nëntor 2021
18:30
Telesport
back button

Milani u mund sot ndaj Sassuolo-s me rezultatin 1-3 në një ndeshje që nuk ishte e mirë për kuqezinjtë dhe që pas golit të parë të shënuar sikur dolën nga fusha.

Megjithatë, brenda një ndeshje ka disa episode dhe vendimtar mund të ishte edhe ky i minutës së 38-të të ndeshjes.

Sassuolo e ka kthyer 1-2 rezultatin dhe sulmuesi Raspadori bën një ndërhyrje shumë të keqe ndaj Bennacer!

Sulmuesi italian sheh topin t’i largohet dhe hidhet në sparkadë: topi është larg dhe këmba është lart me takat ngritur, duke goditur gjurin e Bennacer.

Vetëm kartoni i verdhë i nxjerrë ndaj Raspadori është i pashpjegueshem. Është po aq e pashpjegueshme që VAR nuk ndërhyri në vendimin e arbitrit Manganiello. Nga video vihet re rreziku i ndërhyrjes dhe se këto faulla janë gjithmonë të kuq.

Lajme të tjera

Lajmet e fundit