Video: VAR tërbon Sadikun, i heq supergolin / Ka polemika në Spanjë

17 Janar 2020
22:21
Eraldo Harlicaj
back button

Sulmuesi i Shqipërisë dhe i Malagës, Armando Sadiku, është acaruar nga VAR-i. Elbasanasi po luan si titullar në ndeshjen që Malaga po luan në transfertë kundër Fuenlabrada. Pjesa e parë u mbyll 0-0 dhe momentalisht vazhdon ndeshja me këtë rezultat, deri në minutën e 59′ . 

Lojtari shqiptar realizoi një gol mjaft të bukur me një zhytje me kokë. Lojtari u shkëput bukur me planzhon, por fatkeqësisht goli i tij u anulua nga VAR-i për pozicion jashtëloje. Një rast i dyshimtë, pasi nuk është e qartë që sulmuesi është para. 

 

Lajme të tjera

Lajmet e fundit