VIDEO | Veprimi i Saelemaekers që çmendi tifozët e Milanit. Belgu si Ronaldinho, magjistar me topin

25 Nëntor 2021
14:41
Telesport
back button

Milani ka zhvilluar një ndeshje të madhe ndaj Atletico Madrid duke merituar fitoren, që erdhi me golin e Junior Messias i hedhur në pjesën e dytë dhe në debutimin zyrtar në karrierë në Champions në moshën 30-vjeçare, duke qenë se karriera e tij realisht ka nisur 25 vjeç duke luajtur në kategoritë e ulëta…

Por, ndeshja ishte e mirë nga e gjithë grupi që duket se ka qenë totalisht perfekt në mbrojtje dhe cinik absolut në sulm me golin e shënuar me meritë dhe me një aksion të rrjedhshëm dhe me pasime…

Një ndër lojtarët e dalluar ishte edhe Alexis Saelemaekers, që në fund ndezi tifozerinë kuqezi që kishte udhëtuar në Madrid, teksa ndodhej pranë goditjes nga këndi…

Por, në fund të pjesës së parë pati një moment që ndoshta shumë nuk e panë dhe kur belgu bëri një veprim absolutisht magjik me topin…

Diçka që ia shihnim Ronaldinhos më së shumti dhe që meriton të shihet me ngadalë, për të kuptuar se si topi ndryshon totalisht drejtim…

Lajme të tjera

Lajmet e fundit