Video virale e Ndombeles në Champions: tifozët të shqetësuar nga sjellja e tij

1 Dhjetor 2023
14:31
Denis Hakanaj
back button

Tanguy Ndombele është sërish në qendër të vëmendjes në Turqi për arsyet e gabuara, pas një videoje të filmuar para ndeshjes së Champions League mes Galatasaray dhe United.

Lojtari është filmuar nga tifozët me celular teksa ai dhe shokët e tij të skuadrës janë duke bërë nxehjen.

Ndombele praktikon goditjet në portë me Mertens dhe Icardi, por synimi dhe mbi të gjitha dëshira për ta dërguar topin në portë duket se nuk është e madhe.

Pamjet tregojnë Ndombelen së bashku me një nga trajnerët e stafit të Buruk. Vrapim vertikal dhe gjuajtje në portë: e thjeshtë. Megjithatë, goditja e francezit përfundon tepër lart.

I pakënaqur, Ndombele ka qëndruar në zonën e rreptësisë dhe ka marrë një krosim nga e majta. Topi ishte gati për t’u futur në rrjetë, por në mënyrë të pabesueshme ish-mesfushori i Napolit e gjuajti atë me një sipërfaqësi të madhe, duke krijuar një skenë qesharake.

Lajme të tjera

Lajmet e fundit