VIDEO: Vladimir Putin bën namin në gola qyl dhe pastaj rrëzohet gjatë paradës!

11 Maj 2019
13:08
back button

Vladimir Putin është një qenie mbinjerëzore, ndonjëherë mendohet se është jashtëtokësor dhe do jetojë 350 vjet. Presidenti rus i bën të gjitha: president, peshkatar që kap peshq 1 metër të gjatë, arkeolog më i zoti si Indiana Jones, gjuetar arinjsh polarë, gjuetar balenash për të ndihmuar… shkencën, mjeshtër në artet marciale (mik i ngushtë me Steven Seagal), pilot në Formula 1!

Putin ditët e fundit dhuroi një tjetër spektakël personal: sipas një tradite të përvitshme, presidenti rus mori pjesë në një ndeshje hokej në akull, në Sochi, me ish-lojtarë të Ligës Kombëtare të Hokejit, të cilët i kishte në ekip, sepse në ekipin kundërshtar ishin disa miliarderë dhe ministra rusë.

Natyrisht, 66-vjeçari ishte personazhi i mbrëmjes dhe shënoi nja 8 gola (Reuters dhe AP thanë 8, por nga Kremlini pretendojnë që ishin 10 gola!) ndërkohë që lojtarët kundërshtarë bënin të pamundurën për të mos e penguar.

Ndeshja u fitua 14-7 nga skuadra e Putin (imagjinoni të humbiste!), ndërsa pas ndeshjes presidenti bëri një xhiro përshëndetëse, por ajo dështoi, sepse Putin rrëshqiti me surratin në akull, ndërsa të gjithë ishin në ankth mos u gërvisht! Presidenti ideal, fiks si qeveritarët shqiptarë!

Lajme të tjera

Lajmet e fundit