VIDEO: Vllaznia e pafuqishme, Bylis triumfon mes polemikave në Shkodër!

4 Nëntor 2019
20:06
back button

Bylisi ka mposhtur Vllazninë minimalisht me shifrat 0-1, mes polemikave në “Loro Boriçi”, në sfidën përmbyllëse të javës së 11-të.

Goli i vetëm i takimit u shënua nga Janku në minutën e 16-të dhe ishte mjaft i kontestuar, pasi fillimisht anësori e anulon për pozicion jashtë lojë, ndërsa kryesori Ziri e akordon të rregullt.

Tension te Vllaznia që nuk e pranojnë vendimin e arbitrit, madje tifozët hedhin edhe shishë në drejtim të tij. Gjithsesi, loja vijon me kuqeblutë që kishin inisiativën. Përpjekjet dhe rastet e Vllaznisë nuk arritën të konkretizoheshin dhe Bylisi ruajti avantazhin deri në fund.

Kështu, ballshiotët ngjiten në vendin e dytë, vetëm një pikë pas Partizanit dhe konfirmohen një realitet tashmë i këtij sezoni dhe jo surprizë. Vllaznia nga ana tjetër mbetet në vendin e shtatë në kuotën e 15 pikëve.

Lajme të tjera

Lajmet e fundit