Vllaznia është në rrugën e duhur drejt rikthimit në Superligë, teksa këtë javë po fiton 2-0 ndaj Beslidhjes me golat e Junior dhe Ignat të shënuar në pjesën dytë.
Ka qenë sulmuesi Junior ai që ka ndezur atmosferën në Shkodër, teksa ka kthyer në gol me një roveshatë të beftë një harkim nga krahu i majtë i sulmit.
Në atë moment të mirë për Vllazninë ka ardhur edhe goli i dytë, që këtë herë mban firmën e Ignat.