VIDEO: Volejbollistja më “hot” e Brazilit humbet ndjenjat në lidhje direkte

24 Prill 2019
13:18
back button

Jaqueline Carvalho është ndër volejbollistet më të famshme në Brazil, por në një intervistë të saj të fundit gjërat nuk shkuan në mënyrën më të mirë të mundshme.

Sportistja 35-vjeçare ka qenë duke folur për mediet, teksa ishte si shikuese e një ndeshje volejbolli për meshkuj. Në mënyrë të papritur ajo ka humbur ndjenjat në lidhje direkt duke rënë përtokë në mënyrë të pashpjegueshme.

Gjithsesi Carvalho e kaloi paq këtë moment duke u kthyer e vetëdijshme, ndërsa mjekët shpjeguan se humbja e ndjenjave i është shkaktuar nga presioni i lartë i gjakut (tensioni).

Përveç volejbollit, braziliania cilësohet si një ndër sportistet më seksi, ku nuk nguron të tregojë format e saj perfekte që i arrin falë punës në palestër dhe sportit.

Lajme të tjera

Lajmet e fundit