VIDEO: Watfordi i jep fund makthit, Norwich e ka humbur busullën!

8 Nëntor 2019
23:04

Watfordi ka marrë fitoren e parë për këtë sezon në Premier League, teksa ka triumfuar pastër 0-2 në fushën e Norwich, me këta të fundit që duken krejtësisht pa busull tashmë.

Deulofeu dhe Gray ishin heronjtë e Watford, të cilët shënuan nga një gol për çdo pjesë.

Kështu, miqtë i japin fund makthit pas plot 12 javësh dhe largohen nga vendi i fundit, teksa tashmë e shohin veten në vendin e 18-të me tetë pikë. Norwich nga ana tjetër, zhytet në fund me vetëm shtatë pikë dhe me formën aktuale do ta ketë të vështirë të qëndrojë mes më të mirëve në Premier League.

Lajme të tjera

Lajmet e fundit