Video: Werder merr frymë, Schalke në humnerë / Wolfsburg bie në shtëpi; Piatek shënon sërish

30 Maj 2020
17:32
Eraldo Harlicaj
back button

Schalke është në krizë totale! Ekipi blu u mposht në shtëpi nga Werder Bremen i Milot Rashicës me rezultatin 0-1. Një fitore që vlen shumë për shqiptarin që ishte protagonist në golin e skuadrës së tij në minutën e 32′. Todibo humbi një top dhe Rashica nisi aksionin duke dhuruar një asist për Bittencourt. Ky i fundit me një goditje fantastike e dërgoi në rrjetë për 0-1. Schalke tashmë është në humnerë, pasi ka 10 ndeshje pa fitore në Bundesligë duke humbur pozicione në tabelën e renditjes javë pas jave.

Hertha e Berlinit ka bërë detyrën duke mposhtur në shtëpi Augsburgun me rezultatin 2-0. Vendasit shënuan nga një gol për çdo pjesë për të rrëmbyer 3 pikët. Dilrosun goditi fillimisht në minutën e 23′, ndërsa Piatek gjeti golin në të 90’+3′. Polaku u fut si zëvendësues me në minutën e 64′ dhe mbylli llogaritë për 2-0.

 

Wolfsburg humbi në shtëpi me rezultatin 1-2 ndja Eintracht Frankfurtit. Ekipi mik iu fal golave të Andre Silves me penallti në minutën e 27′ dhe Kamadas në të 85′ që riktheu në avantazh miqtë, pas barazimit të Mbabus në të 58′.

Në ndeshjen tjetër, Mainzi humbi në shtëpi kundër Hoffenheim me rezultatin 0-1. Bebou në të 43′ vendosi takimin, ndërsa miqtë humbën dhe një penallti me Zuber.

 

Lajme të tjera

Lajmet e fundit