Video: Werderi i Rashicës shpëton në frymën e fundit, bie Dusseldorfi / Schalke e mbyll me rekord

27 Qershor 2020
17:35
Eraldo Harlicaj

Werder Bremen ka arritur të sigurojë play-out në Bundesligë pas fitores së thellë 6-1 kundër Koln. Një fitore e pritur, por jo në këto shifra kaq të thella. Ekipi vendas kishte një sfidë për jetë a vdekje në Bundesligë dhe ia doli mjaft mirë.

Takimi u hap me Osakon në minutën e 22′, ndërsa vetëm pesë minuta më pas shënoi Milot Rashica. Shqiptari  ka gjetur golin pas një aksioni të mirë individual dhe me një gjuajtje me të majtën mposhti portierin. Fullkrug mbylli pjesën e parë me 3-0 për Werderin.

Pjesa e dytë nuk pati histori, pasi Werderi shënoi 3 gola të tje rë, ndërsa miqtë e shënuan golin e nderit për të mbyllur gjithçka me rezultatin 6-1. Werderi fitoi dhe me rezultat të thellë, por një sy e kishte në ndeshjen ndërmjet Union Berlinit dhe Fortuna Dusseldorf. Vendasit fituan me rezultatin 3-0, ndërsa miqtë bien zyrtarisht nga kategoria.

Në ndeshjet e tjera Freiburg fitoi 4-0 ndaj Schalkes. Amir Abrashi hyri në fushë si zëvendësues, ndërsa ekipi i Schalkes e mbyll makthin e këtij sezoni. 17 ndeshje radhazi pa fitore në Bundesliga. Leipzig fitoi ndaj Augsburgut me rezultatin 1-2. Dy golat e fundit të sulmuesit Timo Werner, pasi sezonin e ardhshëm transferohet te Chelsea.

Fankfurti mposhti Paderbornin me rezultatin 3-2. Klaus Gjasula nuk luajti sepse ishte i dëmtuar, ndërsa Monchegladbach fitoi 2-1 ndaj Hertha Berlinit.

Lajme të tjera

Lajmet e fundit