Video: West Ham tremb Liverpoolin, djemtë e Klopp nuk gabojnë

24 Shkurt 2020
22:55
Eraldo Harlicaj
back button

U mendua se mund të ishte fundi i rezultateve pozitive për Liverpoolin, por nuk ndodh ashtu. Djemtë e Jurgen Klopp fitojnë me rezultatin 3-2 ndaj West Ham në një ndeshje që pati shumë emocione. Gola dhe përmbysje rezultati nga të dy krahët.

Ndeshja nisi me gol, pasi ishte Wijnaldum që dërgoi topin në rrjetë që në minutën e 9′ pas një gabimi të portierit Fabianski. Nuk vonoi shumë dhe pas 3 minutash, Alisson i përgjigjet me të njëjtën monedhë homologut të tij duke lejuar “Çekiçët” të barazojnë me anë të Diop. 45 minutat e para mbyllen me rezultatin 1-1. 

Pjesa e dytë nis me gol nga skuadra mike, pasi Fornals në minutën e 54′ kalon West Hamin në avantazh. Frikë e madhe në Anfield, pasi ekipi vendas mund të prishte komplet rekordet e tyre, por nuk ndodhi ashtu. Salah realizoi gol në të 68′ pas një gafe skandaloze të Fabinaskit. Portierit mik i shpëtoi topi nga duart. 

Vrulli i Liverpoolit nuk u ndal dhe goli i Manesë në minutën e 81′ i dha fitoren skuadrës së Kloppit. Kryesimi i kampionatit vazhdon pa probleme, por ekipi i “Redsave” i afrohet dhe më shumë rekordit të pathyeshmërisë së Arsenalit. 

Lajme të tjera

Lajmet e fundit