VIDEO: Xavi dhe Al Sadd të pafat, Gomis dhe Giovinco i mohojnë mrekullinë!

22 Tetor 2019
20:53
back button

Al Sadd dhe legjenda Xavi nuk kanë arritur të kryejnë mrekullinë në gjysmëfinalen e Championsit aziatik. Sfida e parë mes tyre dhe Al Hilal ishte mbyllur me fitoren e këtyre të fundit 1-4. Në ndeshjen e sotme të kthimit, Al Sadd dhe trajnerit Xavi, i duhej më shumë se një mrekulli.

Takimi nisi mirë për vendasit që shënuan në minutën e 13-të me anë të Al Dawsarit, duke dhënë përshtypjen se çështja e kualifikimit ishte mbyllur.

Gjithsesi, ekipi i Xavit nuk u dorëzua dhe brenda tre minutave shënoi tre herë, duke lënë të shtangur vendasit dhe duke hapur më shumë se kurrë çështjen e kualifikimit. Fillimisht shënoi Afif, i cili shndërroi në gol një 11-metërsh të fituar nga vetë ai.

Më pas ishte koreano-jugori Nam-Tae-Hee dhe pas tij Al Haydos, të cilët çuan brenda pak minutave shifrat në 1-3. Festa e ekipit nga Katari nuk zgjati aq shumë, pasi në minutën e 25-të, Sebastian Giovinco dha një asist perfekt për Bafetimbi Gomis, me këtë të fundit që nuk gaboi, duke çuar gjithçka në 2-3.

Al Hilal administroi mjaft mirë deri në fund avantazhin që kishte nga ndeshja e parë, por megjithatë ekipi i Xavit nuk u dorëzua dhe në minutën e 92-të hapi një dritë shprese me golin e mbrojtësit Khoukhi.

Miqtë provuan deri në fund edhe në ato pak sekonda që kishin ngelur, por pa rezultat, me Xavin që ishte vetëm një gol larg finales dhe larg mrekullisë së madhe.

Lajme të tjera

Lajmet e fundit