Video: Ylli i Chelseas zëvendësohet me kombëtaren dhe shpërthen në lot

16 Tetor 2019
14:58
Eraldo Harlicaj
back button

Aventura e Christian Pulisic me Chelsean nuk ka nisur si duhet. Amerikani nuk pëlqehet nga trajneri Frank Lampard dhe nuk ka marrë shumë minuta. Ai mund të largohet që në janar, ndërsa ka përjetuar një situatë të vështirë dhe në ndeshjen e Amerikës ndaj Kanadasë. 

Ekipi amerikan humbi me rezultatin 2-0, por Pulicis u zëvendësua në miutën e 60′ nga trajneri i tij. Ai nuk u shfaq aspak i lumtur në këtë moment dhe shprehu zhgënjimin e madh.

21-vjeçari shpërtheu në lot në momentin që u ul në stol. Mesfushori po vuan shumë dhe nuk po kalon një moment të mirë. Ai duhet të gjejë strehim të ri që në janar.  

Lajme të tjera

Lajmet e fundit