Video: Zlatan i dhuron fitoren Milanit, Bologna nuk reziston

21 Shtator 2020
22:41
Eraldo Harlicaj
back button

Milani e ka nisur sezonin me fitore! “Djalli” mposhti me rezultatin 2-0 Bolognan duke konfirmuar formën e mirë të fundsezonit të kaluar. Trajneri Stefano Pioli duket se ka ndërtuar një ekip që funksionon dhe këtë e tregoi dhe në fitoren e sotme kundër Bolognas.

Ndeshja u hap në minutën e 35′ nga sulmuesi kryesor Zlatan Ibrahimovic. Suedezi mori një pasim të mirë nga Theo Hernandez dhe me një kërcim të fuqishëm e goditi topin me kokë duke e dërguar në rrjetë për 1-0.

Pjesa e dytë solli dhe golin e dytë për kuqezinjtë, pasi Bennacer fitoi një penallti në minutën e 50′. Gjiganti i sulmit e mori përsipër që ta gjuante dhe nuk gaboi për 2-0. Vlen për t’u përmendur se trajneri Pioli i dhuroi debutimin Brahim Diazit dhe Tonalit në sfidën e sotme. Bologna e Mihajlovic duket se do të vuajë këtë sezon.

 

Lajme të tjera

Lajmet e fundit