Videoja spektakolare e Argjentinës kundër Covid-19: Mbaje topin…

6 Maj 2020
15:14
Alfred Lleshi
back button

AFA (Federata Argjentinase e Futbollit) ka publikuar një video emocionale në faqen e vet në Twitter, duke kërkuar nga argjentinasit, përmes futbollit, që të vazhdojnë ta ruajnë izolimin dhe të zbatojnë masat parandaluese kundër Covid-19. Duke iu referuar driblimit, si një nga veçoritë spikatëse të futbollistëve të këtij vendi, domethënia e videos në fjalë është “mbaje topin”.

Pra, edhe mesazhi është i qartë për njerëzit në këtë kohë pandemie: ruani vigjilencën, rrini në gatishmëri kundër armikut të padukshëm, “Coronavirus”!  Më saktësisht, mesazhi shoqërues është ky: “Kjo ndeshje e vështirë (me Covid-19) nuk ka mbaruar ende. Së bashku, si ekip, do të jemi në gjendje ta arrijmë objektivin”.

Lajme të tjera

Lajmet e fundit