Vieri dhe lufta për titull në Serinë A: Nuk ndodhte prej 15 vitesh

14 Shkurt 2020
18:33
Denis Hakanaj
back button

Ish-sulmuesi i Italisë dhe Inter-it, Bobo Vieri, ka folur për shumë tema gjatë një evenimenti komercial. Nga Seria A deri tek e kaluara e tij, duke përmendur edhe Europianin e ardhshëm.

Seria A – “Duhet të them se këtë vit kampionati është më i bukur, sepse janë tre skuadra që luftojnë për titullin: nuk ndodhte prej 15 vitesh, kështu që do të argëtohemi”.

Idhujt – “Vialli dhe Mancini në kohën e Sampdoria-s, përveç Roby Baggio-s”.

Kombëtarja – “E adhuroj kombëtaren dhe, sipas mendimit tim, mund ta fitojmë Europianin. Merita e madhe i shkon Mancini-t, që e ka krijuar këtë kombëtare”.

“Besoj se do të shkoj t’i shikoj të gjitha ndeshjet e Italisë. Në fëmijëri kam pasur dy objektiva: të luaja në Serinë A dhe me Italinë. Kam arritur t’i realizoj të dy”.  

Lajme të tjera

Lajmet e fundit