Vieri i mahnitur nga Erling Haaland: “Askush si ai 20 vjeç. Si Van Basten? Po ju them vetëm diçka…

18 Tetor 2021
22:32
Telesport
back button

Duke folur në frekuencat e kanalit të tij Twitch, ish -sulmuesi i Interit, Milanit dhe Juves Christian Vieri foli kështu për talentin Erling Braut Haaland, ende një protagonist i madh në fundjavë me dy gola.

I sapokthyer nga një dëmtim, norvegjezi menjëherë ka qenë protagonist ndaj Mainz duke udhëhequr Dortmund drejt suksesit teksa janë 49 gola në po aq ndeshje në me verdhezinjtë në Bundesliga.

Ndërsa në total shifra e tij ka arritur në 70 gola…

“Askush në moshën 20 vjeç nuk ka qenë kurrë kaq i fortë. Van Basten? Le të shohim, ne po flasim për një nga sulmuesit më të fortë në histori, por Haaland më duket edhe më i shpejtë”.

Lajme të tjera

Lajmet e fundit