Vieri: Kur të mos luajnë më Ronaldo dhe Messi, do ta hedh TV nga dritarja…

18 Maj 2019
12:40
Alfred Lleshi
back button

Pak shumë ditësh të kaluara në Miami, Bobo Vieri do të kthehet në Itali, për të përgatitur verën e tij, “Bobo Summer Cup”: bamirësi dhe shumë argëtim në plazhe, me miqtë e vjetër. Ish-sulmuesi i shquar italian ftohet t’i vendosë një notë edhe Cristiano Ronaldos, pas sezonit të tij të parë në Serie A, me fanellën bardhezi, ku është shpallur kampion në Itali, por nuk pati ndikim në fitimin e Champions-it, sikurse pritej nga të gjithë në Torino: 

"Pse, unë duhet t'i vendos notë atij që ka shënuar më shumë se 600 gola në karrierë, që ka fituar pesë Champions?! Cristiano duhet të falënderohet nga e gjithë Italia, që zgjodhi Serie A. Në të gjithë botën, sot na shikojnë më shumë edhe për Ronaldon. Ai i jep një dorë të madhe Serie A për t'u rikthyer në nivelin e duhur të imazhit. Në të vërtetë, po ju them një gjë: kur Ronaldo dhe Messi do të ndalen së luajturi, do ta marr TV e do ta hedh nga dritarja. Do të shkoj në kinema (qesh) dhe të argëtohem".

Lajme të tjera

Lajmet e fundit