Vieri: Ky është lojtari që s’duhet të mungojë kurrë tek Italia

1 Prill 2023
16:13
Denis Hakanaj
back button

Futbolli i Serisë A dhe B do të kthehet pas pauzës për ndeshjet e kombëtareve. Por kombëtarja e Italisë vazhdon të jetë në qendër të vëmendjes. Jo shumë për rezultatet e arritura, humbje kundër Anglisë dhe fitore kundër Maltës, sa për problemin e sulmuesit.

Në fakt, me rastin e dy ndeshjeve kualifikuese për Euro 2024, trajneri Mancini ka qenë i detyruar të gjejë një sulmues të ndryshëm nga zakonisht duke i besuar italo-argjentinasit Retegui.

Një zgjedhje që ka shkaktuar shumë reagime dhe polemika, që vazhdojnë edhe në këto orë. I fundit që ka folur ka qenë Christian Vieri te Bobo TV në Tëich.

“Mancini duhet të shkojë në Argjentinë të kërkojë një lojtar që ka shënuar 25 gola në një vit e gjysmë… Dhe të gjithë ankohen. Po për çfarë? Të tjerët kanë bërë 2-3-4 gola. I vetmi që ka të drejtën të jetë titullar është Immobile”.

Ky ka qenë mendimi i Vieri-t, i cili i është përgjigjur në mënyrë të qartë kritikave që i janë drejtuar trajnerit Mancini-n, që ka qenë i detyruar të gjejë zgjidhje alternative për shkak të mungesave në rolin e sulmuesit.

Lajme të tjera

Lajmet e fundit