Vieri: Recoba udhëtonte nga Montevideo në Miami për të më sfiduar

30 Maj 2020
18:27
Denis Hakanaj
back button

Recoba dhe Vieri janë pa asnjë dyshim dy emra të rëndësishëm të historisë së Inter-it.

Gjatë një interviste të dhënë për Sportweek, Bobo ka folur për marrëdhënien me ish-shokun e skuadrës.

Vieri dhe Recoba janë sfiduar shpesh në tenis pasi kanë varur këpucët në gozhdë.

Një sfidë që vazhdon dhe që ka shtyrë Recoba-n të bëjë udhëtime të gjata për t’u përballur me ish-shokun e skuadrës:

“Gruaja e tij, Lorena, nuk duron dot më. Më kërkonte që ta lija të fitonte në tenis në mënyrë që të qetësohej… Vetëm që të ndeshej me mua, kur jetoja në Amerikë, vinte nga Montevideo në Miami dhe kthehej në Montevideo në pak orë: luante, humbte dhe kthehej në shtëpi”.

“Duke lënë mënjanë shakatë, Chino është i veçantë: për  të më ndihmuar me Bobo Summer Cup, ka bërë udhëtime të gjata edhe kur kishte pak ditë në dispozicion”.

Në lidhje me të majtën magjike të uruguaianit, Vieri ka thënë: “Natën e kaluar kam parë golat e mi me Inter-in dhe kam kuptuar se 60-70 për qind të golave i kam shënuar falë Chino-s”.

Lajme të tjera

Lajmet e fundit