Vijnë avionët e parë, tifozët e Romës këndojnë e “pushtojnë” aeroportin Nënë Tereza

24 Maj 2022
14:31
Telesport
back button

Jo vetëm nga deti, përmes trageteve, por edhe nga ajri, përmes fluturimeve, tifozët e Romës po zbarkojnë të shumtë orët e fundit në Shqipëri. Porti i Durrësit dhe aeroporti “Nënë Tereza” po hasin me një fluks të shtuar orët e fundit të tifozëve të skuadrës italiane, që do të luajë nesër në finalen e Conference League ndaj holandezëve të Feyenoord.

Takimi do të luhet mbrëmjen e së mërkurës në stadiumin “Air Albania” dhe dalëngadalë Tirana po mbipopullohet nga tifozët e dy ekipeve. Në aeroport kanë mbërritur sot avionët e parë charter me tifozët verdhekuq, që kanë nisur të këndojnë në mbështetje të skuadrës së tyre. Ata shoqërohen nga forcat e sigurisë, që mbajnë situatën nën kontroll, për të evituar çdo problem.

Lajme të tjera

Lajmet e fundit