Vijojnë zurprizat në Roland Garros, eliminohen kampionia në fuqi dhe ish-numri 1

23 Maj 2022
15:48
Telesport
back button

Tenistja japoneze Naomi Osaka, ish-numri 1 në botë për femra, është eliminuar sot nga grand slam i Roland Garros. Ajo u mund 2-0 (6-5, 6-4) nga tenistja amerikane Amanda Anisimova, në një ndeshje ku japonezja luajti dobët. Një eliminim i papritur i Osaka, që konfirmon krizën që po kalon prej muajsh.

Një tjetër eliminim surprizë që ndodhi sot është ai i tenistes çeke Barbora Krejcikova, numri 2 në botë dhe kampione në fuqi e këtij turneu. Ajo u mund 2-1 (1-6, 6-2, 6-3) nga francezja 19-vjeçare Diane Parry, një emër i panjohur (numri 96 në botë).

Nuk zhgënjen tenistja polake Iga Swiatek, numri 1 në botë për femra. Ajo fitoi sot 2-0 (6-2, 6-0) ndaj ukrainases Ledia Tsurenko, duke e dominuar ndeshjen. Më tej avancojnë edhe çekja Petra Kvitova (2-0 ndaj A.Bonda), kanadezja Bianka Andreescu (2-1 ndaj Y.Bonaventure) dhe gjermanja Andrea Petkovic (2-0 ndaj O.Dodin).

Lajme të tjera

Lajmet e fundit