Vijon makthi para Australian Open, disa ish-numra ende 1 në karantinë

22 Janar 2021
10:23
Telesport
back button

Prej disa ditësh, 72 tenistë janë në izolim në Melburn, ku më 8 shkurt do të nisë grand slam i Australian Open. Disa raste me koronavirus kanë detyruar organizatorët të fusin në karantinë totale pjesëmarrësit, duke mos i lejuar të dalin nga dhomat e hotelit dhe të stërviten, ndryshe nga sa ishte planifikuar (do të stërviteshin një herë në ditë).

Të gjithë e prisnin karantinën, si masë e detyrueshme anti-Covid e vendosur për të huajt që vijnë në Australia nga qeveria, por nuk prisnin që situata të ndryshonte dhe kjo masë të ishte ekstreme. Mediat australiane kanë zbuluar emrat e 72 tenistëve, meshkuj e femra që janë në karantinë.

Tenistët kanë ardhur me fluturime “charter” nga 3 destinacione të ndryshme. Në listë ka mjaft tenistë “big”, madje edhe disa ish-numra 1 në botë për femra. Karantina pritet të përfundojë javën e ardhshme dhe tenistët të nisin stërvitjen.

Ja lista e tenistëve që janë në karantinë

Meshkujt në izolim që kanë ardhur nga Los Angeles: Kei Nishikori, Tennys Sandgren, Marcelo Arevalo, Santiago Gonzalez, Guido Pella, Juan Ignacio Londero, Vasek Pospisil, Artem Sikal, Nicolas Monroe, Pablo Cuevas, Philipp Oswald, Marcus Demoliner, Marcus Daniell.

Meshkujt në izolim që kanë ardhur nga Doha: Alexandre Muller, Carlos Alcaraz, Aslan Kratsev, Sergiy Stakhovsky, Elias Ymer, Quentin Halys, Kimmer Coppejeans, Michael Mmoh, Tomas Machac, Mario Vilella Martinez, Cedric Marcel Stebe, Viktor Troicki, Roman Safiullin, Botic Van de Sandschulp, Bernard Tomic, Henri Laaksonen, Maxime Cressy.

Femrat në izolim që kanë ardhur nga Los Angeles: Victoria Azarenka, Sloane Stephens, Lauren Davis, Bethanie Mattek-Sands, Christina McHale.

Femrat në izolim që kanë ardhur nga Abu Dhabi: Bianca Andreescu, Angelique Kerber, Anastasia Potapova, Svetlana Kuznetsova, Ons Jabeur, Donna Vekic, Marta Kostyuk, Belinda Bencic, Paula Badosa, Elena Rybakina, Karolina Pliskova, Maria Sakkari, Garbine Muguruza, Sofia Kenin, Sorana Cirstea, Dayana Yamstreska, Yulia Putintseva, Barbora Krejcikova, Anett Kontaveit, Aryna Sabalenka, Oksana Kalashnikova.

Lajme të tjera

Lajmet e fundit