Villas Boas shpërthen ndaj FIFA-s: Skandal me Bielsa, po Tuchel ku u zhduk?!

27 Nëntor 2020
20:54
Telesport
back button

André Villas-Boas kritikon zgjedhjen e FIFA për të përfshirë Marcelo Bielsa në listën e kandidatëve për çmimin The Best në kategorinë trajner.

Në konferencën për shtyp, trajneri portugez nënvizoi mungesën e bujshme të Tuchel. “Që Tuchel nuk është në mesin e të nominuarve e konsideroj një skandal.

FIFA po fle. Bielsa? Bielsa pritet të fitojë njohje nderi, por ai nuk ishte ndër pesë trajnerët më të mirë në botë në vitin 2020.

Ai fitoi një kampionat në Championship, ndërsa Tuchel fitoi katër tituj dhe arriti në finalen e Ligës së Kampionëve”.

Lajme të tjera

Lajmet e fundit