Vinales më i shpejti në Australi, Marquez e Rossi larg kreut

25 Tetor 2019
8:53
Telesport
back button

Maverick Vinales me Yamaha është më i shpejti në përfundim të sesionit të dytë të provave të lira të zhvilluara mëngjesin e sotëm në pistën e Phillip Island (Australi). Piloti spanjoll dha kohën 1’28”824, duke lënë pas me gjysmë sekondi më shumë italianin Andrea Dovizioso me Ducati. Ndërsa i treti u rendit motori Honda Castrol i Cal Crutchlow.

Vetëm i gjashti kampioni i saposhpallur Marc Marquez me Hondën zyrtare, i ndjekur nga Valentino Rossi me motorin tjetër Yamaha. Gjithsesi, diferencat mes vendit të dytë dhe të tetë (Rins) janë shumë të ngushta, duke bërë që gjithçka mund të ndryshojë nesër në provat zyrtare. Në sesionin e dytë nuk mori pjesë Quartararo (nuk e lejuan mjekët), pasi pësoi një aksident në sesionin e parë.

Lajme të tjera

Lajmet e fundit