Vinales me Yamaha më i shpejti në provat e lira, ndjekin Honda e Ducati

17 Maj 2019
17:42
Telesport
back button

Yamaha nis të ëndërrojë për fitoren e parë sezonale në Moto GP. Piloti spanjoll Maverick Vinales realizoi sot në sesionin e dytë të provave kohën më të shpejtë në pistën e La Mansh, aty ku ditën e diel do të zhvillohet gara e radhës së botërorit të motoçiklizmit, ajo e Çmimit të Madh të Francës. Vinales ndali kronometrin në 1’31”428.

Në vendin e dytë u klasifikua kampioni i botës dhe kryesuesi aktual i botërorit, spanjolli Marc Marquez me motorin Honda. Ndërsa i treti surpriza franceze, Fabio Quartararo me motorin Yamaha Petronas. Mirë u paraqit sot edhe Jorge Lorenzo, me motorin tjetër Honda, duke u klasifikuar në vendin e katërt.

Pas tyre u renditën dy motorët Ducati, me italianin Andrea Dovizioso që la pas shokun e tij të skuadrës Danilo Petrucci. Ai që zhgënjeu sot ishte Valentino Rossi, me motorin tjetër Yamaha, që u klasifikua shumë larg kreut, i 13-ti, gati 9 të dhjetat më i avashtë se shoku i tij i skuadrës.

Lajme të tjera

Lajmet e fundit