Vinicius Jr në qiellin e shtatë! “Nuk jua shpjegoj dot me fjalë por këtu te Real Madrid…”

29 Maj 2022
1:25
Telesport
back button

Autori i golit që vendosi finalen, sulmuesi i Real Madridit, Vinicius Junior, komentoi fitoren në Champions League si më poshtë: “Është vërtet e pashpjegueshme ajo që po përjetoj në këtë moment të mrekullueshëm.

Sot munda të luaja finalen time të parë dhe shënova një gol, tani dua ta shijoj kete moment pas nje sezoni shume te veshtire por te shperblyer me suksese te medha.Ky klub, keta lojtare kane dicka te vecante.

Nuk di cfare te them vetem dua ta shijoj kete moment te vecante. Ne kemi fituar shumë ndeshje me permbysje, shumë ndeshje emocionuese dhe mendoj se njerëzit i shijuan këto ndeshje.

Një dedikim? Për të gjithë lojtarët, për familjen time dhe për klubin që bëri gjithçka për ne. Hala Real Madrid”. Vinicius Jr pas La Liga fitoi edhe Champions si protagonist.

Ne total braziliani e mbylli sezonin me 21 gola dhe 20 asist ne nje sezon super te cmendur te tij, me shifra qe sigurisht tregojne per nje rritje te jashtezakonshme. Kujtojme qe Real e bleu 45 mln euro te Flamento perpara 4 vitesh dhe futbollisti u rrit qe prej atehere…

 

Lajme të tjera

Lajmet e fundit