Vinicius: Kam realizuar një ëndërr. Ai më bën të lumtur

23 Shkurt 2021
16:42
Denis Hakanaj
back button

Ylli i Real Madrid, Vinicius Junior, ka dhënë një intervistë për TNT Sports Brasil në prag të ndeshjes së Champions League që madrilenët do të luajnë kundër Atalanta-s.

Për të ardhmen: “Jam i përqendruar gjithmonë te Real-i. Dua të qëndroj këtu përgjithmonë, të shkruaj historijnë e këtij klubi dhe të ndihmoj skuadrën me gola dhe asiste. Tani jemi më mirë dhe po fitojmë. Objektivi ynë është të fitojmë trofe”.

Në lidhje me Hazard: “Te Real-i do të ketë gjithmonë konkurrencë, por jam i lumtur që kam realizuar një ëndërr: të luaj me Hazard. Është një lojtar i madh, e shikoja në tv dhe e di mirë se çfarë është në gjendje të bëjë. Mundësia për të luftuar për një vend me atë më bën të lumtur”.

Për Champions-in dhe 1/8-at me Atalanta-n: “Jemi Real Madrid dhe të gjithë lojtarët e dinë si luhet ky kompeticion, të gjithë e dinë rëndësinë dhe duhet të jenë të përgatitur për t’u përballur me një skuadër të madhe si Atalanta, që luan një futboll të mirë”.

Lajme të tjera

Lajmet e fundit