Vinicius sfidon Barçën dhe bën tifozët madrilenë të ëndërrojnë

23 Maj 2020
15:11
Denis Hakanaj
back button

La Liga mund të rifillojë shumë shpejt dhe bashkë me të edhe sulmi i Real Madrid ndaj kreut të renditjes ku tani ndodhet Barcelona, me një avantazh prej dy pikësh.

Në një intervistë të dhënë për Marca-n, Vinicius Junior ka shprehur mendimin e tij në lidhje me rikthimin e mundshëm në fushë dhe mbi sifdën me katalanasit.

“Mendoj se Real Madrid ka qenë më i mirë se Barcelona në përballjet direkte”, ka thënë Vinicius në lidhje me dy El Clasico-s e zhvilluar në këtë sezon të la Liga-s.

“Duam të fitojmë kampionatin për tifozët tanë. Njerëzit kanë vuajtur shumë dhe ne duam t’u japim tifozëve të Real Madrid diçka që mund t’i ndihmojë të përballen me këtë situatë”.

“E dimë se fitorja e kampionatit nuk do të jetë një zgjidhje për këtë tragjedi të madhe, por mund të rikthejë buzëqeshjen dhe gëzimin”.

Sfida është lëshuar nga Real Madrid që në përballjen e dyfishtë me blaugranat ka barazuar 0-0 në ndeshjen e parë, por ka fituar 2-0 takimin e dytë me një gol pikërisht të Vinicius.

Lajme të tjera

Lajmet e fundit